Veseli pyet VV: Pse nuk thirre protestë për deklaratat e Vuçiçit në digën e Liqenit të Ujmanit?

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka kritikuar opozitën, konkretisht Lëvizjen Vetëvendosje për protestën e thirrur kundrejt njeriut të UÇK-së, duke harruar çështjen me rëndësi siç tha ai deklaratat e Vuçiçit në territorin e Kosovës. Sipas tij po të thirrej opozita në protestë kundrejt deklaratave fyese të Vuçiçit dhënë mbi digën e liqenit të Gazivodës, ai personalisht dhe partia e tij do ti bashkoheshin.

“Protestat nuk i bëjnë hajër Kosovës. Pse kolegët e mi nga opozita nuk na kanë thirr me pas protestë kundrejt fjalorit te Vuçiqit. Une kisha marre pjesë për arsye se e ai e ka promovuar Millosheviçin mbi digën e liqenit. Pse nuk ka shkuar në Zubin Potok. Për ketë do të duhej të kishte protestë, e jo për Hashim Thaçin njeriun e PDK-së”, tha Veseli.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes se sotme te kryesisë ku u vendos për seancë të jashtzakonshme nesër në ora 14.00./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit