Veseli: S’i nënshtrohemi Serbisë, BE t’ua japë kosovarëve vizat

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndërmerr hapa të shpejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, lideri i PDK-së ka folur për miratimin e pakos ligjore për Agjendën e Reformave Evropiane (ERA) dhe për zhvillimet e fundit politike në pjesën veriore të Kosovës.“Janë përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave. Për më tepër Kosova është duke përmbushur edhe një pjesë të kritereve që fare nuk janë brenda kornizave të kushteve për liberalizim.

Në agjendën e reformave evropiane ditën e djeshme Kuvendi ka aprovuar një mori projektligjesh të cilat janë të lidhura me reformën në sistemin e drejtësisë e cila ka rëndësi jo vetëm për integrimin tonë drejt Bashkimit Evropian, por edhe për progresin në fushën e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit të organeve të sistemit të drejtësisë për të qenë njerëz më të barabartë para ligjit, por edhe për të pasur mundësinë për një investitorë për të pasur siguri më të madhe. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, Kosova duhet të merr përgjigjen e merituar për lëvizjen e lirë, është i vetmi vend, qytetarët e të cilit nuk lëvizin lirshëm, ne besojmë në Bashkimin Evropian për aq sa Bashkimi Evropian nuk duhet ta dëmtojë reputacionin e vet karshi 1.7 milion qytetarëve të vet”, ka thënë Veseli për EO./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit