Vetëdija mbi imanin

Mos i humb

Titulli: Vetëdija mbi imanin
Përktheu: Besim Bilalli
Redaktor: Mr. Blerim Halili
Marketingu: Selami Hyseni
Për botuesin: Lulzim Lecaj
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

Pjesë nga libri:

Imani është mundësia më e madhe

Fjala “Iman” rrjedh nga fjala arabe “amene” që do të thotë “besoj”. Kur ky emër përdoret në raport me njeriun do të thotë “ai që meriton sigurinë (mbrojtjen, përkujdesin) nga ana e Zotit”, “ai që gëzon paqe dhe lumturi” dhe “ai që i beson Allahut”. Feja të cilën Allahu xh.sh. e zgjodhi për ne, përbëhet nga dy pjesë:
1. Pjesa që e paraqet sistemin e besimit (akiden) i cili gjendet në themel të gjithçkaje që urdhëron apo shtyn njeriun të kryejë apo të mos kryejë diçka.
2. Rregullat e Allahut që e shpijnë njeriun drejt lumturisë së përhershme. Me fjalë tjera, e para është emërtuar si Iman dhe e dyta si Islam, këto të dyja, pra përfaqësojnë besimin dhe veprimin. Këto janë dy këmbët e fesë.
Vetëm me këto dy këmbë njeriu mund të merr mund te merr rrugën e jetës.

Aspekti etik i Imanit është “të zënët besë” ndërsa aspekti akaidorështë “besimi”. Të besuarit përfaqëson anën akaidore, ndërsa të zënët besë përfaqëson anën etike. Imagjinoni një njeri i cili beson mirëpo nuk ka etikë në besim! Atij as që i ka vajtur në mend ndo- njëherë që besimi ka etikë. Mirëpo ai është i vetëdijshëm dhe vigjilent për aspekte të ndryshme të etikës, etikës seksuale, etikës së politikëbërjes, etikës në punë, etikës në dije… Brenda gjithë këtyre nuk merr pjesë etika e besimit. Edhe pse ai është i vetëdijshëm se të gjitha veprimet etike kanë referencë imanin, ai lë pas dore etikën e vet imanit. Me një fjalë, gjithë veprimet e tij referohen tek imani i tij, mirëpo për çudi po i njëjti iman i tij privohet nga koncepti etik.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit