Vetëm 54% e zviceranëve duan të vaksinohen

Mos i humb

Nëse do të sigurohej një vaksinim efikas kundër koronavirusit, çdo person i dytë në Zvicër do të pranonte të vaksinohej. Në përgjithësi, burrat tregojnë më shumë gatishmëri për tu vaksinuar sesa gratë.

Kjo tregohet nga një sondazh i botuar sot në gazetën “SonntagsZeitung”. Sondazhi është realizuar përmes internetit, në fund të shtatorit dhe në të kanë marrë pjesë 15,300 persona, në Zvicrën gjermanofolëse, Zvicrën frëngjishtfolëse dhe në atë italishtfolëse (Ticino).

Konkretisht, 54 për qind të të anketuarve kanë treguar gatishmërinë për t`u vaksinuar, 41 për qind janë kundër vaksinimit. Pesë për qind të tjerë, nuk kanë dashur të deklarohen.

Është interesant këtu dallimi në mes të gjinive, sa i përket vaksinimit. Kështu, ndërkohë që 61 për qind e burrave të anketuar janë shprehur pro vaksinimit, këtë gatishmëri e kanë treguar vetëm 48 për qind e grave.

Po kështu, sondazhi ka konstatuar një ndryshim të madh në varësi të grupmoshës: 70 për qind e personave mbi 65 vjeç – që janë dhe më të rrezikuarit – do të vaksinohen, ndërsa vetëm 45 për qind është shkalla e personave të moshave 18 deri 35 vjeç që pranojnë të vaksinohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit