Vetëm për një javë, ja sa persona humbën jetën në aksidente!

Mos i humb

Është shqetësuese numri i madh i aksidenteve që kanë ndodhur këto javët e fundit në vendin tonë.

Aksidentet me fatalitet në Kosovë këto ditë janë shpeshtuar. Për çdo ditë ndodhin afër 50 aksidente, ku disa prej tyre edhe përfundojnë me vdekje.

Vetëm këtë javë, nga aksidentet në trafik gjashtë persona kanë vdekur.

Të hënën ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën rajonale Prizren- Suharekë ku humbi jetën një person nga komuna e Suharekës, transmeton Indeksonline.

Të mërkurën një këmbësor ndërroi jetë pasi një veturë goditë atë në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës.

Aksident fatal ndodhi edhe të enjten në fshatin Dollc të Klinës. Për pasojë, pasagjerja femër nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe e njëjta vdic në QKUK.

Ndërsa, mbrëmë pas mesnate në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dy vajza vdiqën nga një vetaksident, njëra viktimë e moshës 23 vjeçare e tjetra 31 vjeçare.

Kurse, e rëndë sonte ishte aksidenti në qytetin e Skenderajt ku dy fëmijë u goditën nga një veturë.

Për pasojë, fëmija i moshës 13 vjeçare ndërroi jetë në QKUK, ndërsa motra e tij e moshës rreth 3 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon që qytetarët të kenë kujdës në trafik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit