Veteranët, pushtetarëve: Mos na ofendoni, lirinë ua sollëm ne!

Mos i humb

Veteranë e qytetarë, të ardhur nga anekënd Kosovës, janë mbledhur para Pallatit të Drejtësisë, duke brohoritur UÇK, UÇK,… ju jeni mashtrues, kanë kërkuar  mbrojtjen e vlerave të luftës, të mos përdhoset dinjiteti dhe nderi i atyre që dhanë jetën i atyre që luftuan pa llogaritur asgjë, vetëm çlirimin e atdheut.

Ndërkohë, veteranët kanë bërë thirrje se nëse prektet integriteti dhe territori i Kosovës,  prapë janë të gatshëm të rrokin armët për ta mbrojtur Kosovën nga cilido armik.

Veteranët protestues, poashtu kërkojnë që të ndalet cenimi i integritetit dhe nderit të veteranëve, përndryshe, thonë ata se do të ketë pendesa nësevayhdohet të luhet me nderin e veteranëve.

Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL UÇK-së, kujtoi fillet e UÇK-së, duke theksuar se  ishin populli që rrokën armët për ta mbrojtur vendin, derisa u plagosëm u vramë vetëm për atë që sot po e gëzojmë, lirin e Kosovës.

“ Ne nuk llogaritëm  se a do të vdesim nuk llogaritëm asgjë,  ne nuk  deshëm asgjë përveç lirisë dhe për të drejtat sikur gjithë popujt në Evropë. Faleminderit Kosovë, nëse ke nevojë ne prapë do të luftojmë për ty! Ne u ngritëm si popull liridashës, kaluam kufirin shqiptarë në këmbë, duke u plagosur e duke u vrarë vetëm që ta sjellim pushkën e lirisë, pushkën e kryengritjen dhe ta sjellim pushkën që ta sjelli lirin e Kosovës, është shprehur Mushkolaj për të shtuar më pas se është e dhimbshme kur shteti për të cilin luftuam, sot na persekuton e na turpëron para familjeve e shoqërisë, për ti knaqur apetitet e armiqve.

“Sot njëzet vite pas filluam kryengritjen popullore. Ne jemi dëshmitarë për shtetin që e ndërtuam , shtetin për të cilin ne dhamë gjithçka, na ofendon, na turpëron  para familjes dhe shoqërisë, na gjykon e persekuton për ti kënaqur apetitet e okupatorëve dhe për hirë të politikave ditore  të bashkëpunëtorëve të tyre. Faleminderit Kosovë, ne prapë do të ngritemi me pushkë nëse territori dhe integriteti yt rrezikohet nga cili do armik”, tha Mushkolaj.

Ai ka shkuar më tej, duke thënë se luftëtarët, veteranët e lirisë nuk kanë nevojë për mirnjohje, por për respekt, nderim dhe integritet.

“Sot ne jemi mbledhur për të protestuar paqësisht,nuk kemi nevojë për mirënjohje e lëvdata. Liri që të gjithë po e gëzojmë është rezultat i luftës së UÇK-së, dhe popullit liridashës. Por ne ju themi mjaftë, mjaftë luajtët me dinjitetin dhe integritetin tonë dhe nëse nuk i ndalni goditjet do të pendoheni rëndë”, tha Mushkolaj, duke kërkuar kështu  ndryshimin e Ligjit për veteranë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit