Vetëvendos-ja akuzon Thaçin se “ua grabiti” liderët e Luginës së Preshevës

Mos i humb

Deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu e ka quajtur presidentin e vendit një “politikan sharlatan”.

Sipas saj, Hashim Thaçi, “nga frika se mos ai del keq para opinionit publik, në tryezën e organizuar sot nga Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i mori nga shkallët e Kuvendit disa përfaqësues të Luginës që po vinin në tryezë, duke shfrytëzuar pozitën e tij të Presidentit, e duke i vendosur përfaqësuesit e Luginës në një pozicion krejtësisht të pafavorshëm”.

Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:

Hashimi i mbajti këta përfaqësues në mbledhje dhe i nxori në konferencë për shtyp, për të mbuluar faktin se asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të tyre në dialogun me Serbinë. Si gjithmonë Thaçi i ka shfrytëzuar interesat e kombit shqiptar vetëm për pushtetin e tij!

Sikur LV të mos e kishte organizuar këtë tryezë, Thaçi kurrë nuk do t’i kishte ftuar në takim dhe as nuk do ta mbante këtë konferencë ku edhe njëherë ai foli me formula retorike boshe!”, ka përfunduar Haxhiu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit