Vetëvendosje akuzon Thaçin se po e bllokon KQZ-në për pazare ditore

Mos i humb

Mos funksionalizimi i Komisionit Qendror Zgjedhor nga Presidenti  Hashim Thaci është duke u bërë për të realizuar interesat personale dhe të Partisë Socialdemokrate, njofton KosovaPost.

Kështu deklaroi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një konferencë për media në të cilën kërkoi nga presidenti Thaçi që menjëherë të dekretoj anëtarët e KQZ-së.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve vazhdon te mbahet peng dhe i bllokuar ngaa Hashim Thaci. Ai asessi nuk mund të përdoret për pazare ditore, interesa personale apo grupore.

Rezultatet e vitit 2017 i kanë shkaktuar tronditje Hashim Thaci i cili nuk po mund të pajtohet me fakti që LVV ka marrë mbështetjen më të madhe e cila po vazhdon të rritet.Përbërja e komisionit qendror të zgjedhjeve duhet të reflektojë rezultatet e zgjedhjeve. LVV duhet te ketë dy përfaqësues sikurse edhe koalicioni LAA dhe PAN”.

Sipas Haxhiut, përbërja e KQZ-së duhet të jetë e bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017.

“Përbërja duhet të jetë ashtu siç ka dashur populli e jo siç do Hashim Thaci. Përpjekjet për të përdorur KQZ për të paguar disa deputetë që kanë ikur nga LVV janë të papranueshme”.

Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, Haxhiu paralajmëroi edhe procedurat e tjera ligjore.

“Thaçi duhet të respektojë kushtetutën dhe të ikurit të dalin në zgjedhje. LVV ka dorëzuar dy emra për dekretim që ende mbeten: Nazlie Balaj dhe Adnan Rristemi kërkojmë që presidenti menjëherë të dekretojë dy emrat. Çfarëdo vendimi tjetër për KQZ do të jetë i papranueshëm dhe do të ndjekim procedurën ligjore”.

Ndërsa anëtari i propozuar nga LVV për në KQZ, Adnan Rrustemi, tha se si pasojë e mos funksionalizimit të KQZ-së, shumë punë kanë mbetur pa u përfunduar.

“Janë shumë punë që është dashur të kryhen vitin e kaluar por që po pamundësohen nga mos dekretimi i anëtarëve të KQZ” tha Rrustemi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit