
“Presidenti Thaçi është në gjendje të paguajë me territor të Kosovës njohjen nga Serbia” ka thënë Glauk Konjufca. Në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të LVV-së, ka thënë se ky do të jetë thelbi i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Bashkimin e Luginës e ka quajtur një mashtrim, derisa ka përmendur komunat e veriut të vendit, si territore që do t’i jepen Serbisë,
Sipas Konjufcës, presidenti Thaçi do të duhej të ndalohej nga Policia e Kosovës me një urdhër të kryeprokurorit, për shkelje të Kodit Penal e Kushtetutës së vendit, pasi nuk ka mandat për të negociuar për asgjë, e aq më pak për territorin e vendit./Kosova Post/


