Vetëvendosje dhe LDK të pavendosura nëse do të bënin koalicion, i ndan karrigia e kryeministrit

Mos i humb

Në një intervistë për KosovaPost, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur se tashmë i kanë shpeshtuar takimet me liderin e LDK-së, Isa Mustafa. Qëllimi i këtyre takimeve, sipas Kurtit, është bashkërendimi i veprimeve opozitare kundrejt temave të rëndësishme në vend.

Kjo ka hapur edhe dikutimet në vend për një koalicion parazgjedhor midis këtyre dy partive opozitare, sidomos pas mosmarrëveshjeve midis partnerëve të koalicionit për çështjen e taksës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë.

Mirëpo, nëse kushtimisht do të vinte deri tek një koalicion eventual midis së majtës dhe të djathtës në Kosovë, qëndrimet e përfaqësuesve të këtyre dy partive janë të ndara sa i përket njeriut që do të duhej të udhëhiqte me postin e kryeministrit.

Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, vendi mund të dal nga kriza vetëm nëse do të udhëhiqej nga një subjekt politik siç është Lëvizja Vetëvendosje, shkruan KosovaPost.

“Në momentin që është krijuar qeverisja Haradinaj, duke pasur parasysh rrethanat në vend, kemi menduar se një opozitë e fuqishme do të ishte e vlefshme për të ndaluar dëmet që mundet me i sjell Qeveria Haradinaj. Gjatë kësaj kohe, përbrenda Kuvendit të Kosovës, kemi pasur një koordinim të mirë e të vlefshëm, sepse vetëm një opozitë e fuqishme karshi një qeverie të dëshmshme, do të mund që të kishte sukses në ndalimin e skandaleve dhe të këqijave që po ia përgatisin vendit”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja Haxhiu nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete nëse do të hyjnë në koalicion parazgjedhor me LDK-në, mirëpo siç tha ajo beson se ky koalicion i mundshëm mund të bëhet vetëm kur të rrëzohet Qeveria Haradinaj.
“Ka pasur shumë deklarata nëqofse mund të bëhemi bashkë me LDK-në, qoftë sa i përket bashkimit opozitar nuk mund të ketë ndonjë shqetësim përveç dashakqinjëve, për shkak se në vazhdimësi është dëshmuar se kur ka më shumë zë opozitar është më i vlefshëm. Por sa i përket koalicionit të mundshëm parazgjedhor, ne nuk mundemi të flasim tani për sa kohë ende nuk është rrëzuar qeveria Haradinaj. E për këtë vendosin organet e Lëvizjes Vetëvendosje se a do të hynë si subjekt i vetëm apo do të hynë si një koalicion parazgjedhor”, u shpreh Haxhiu. I preferuari i saj në rast të këtij koalicioni patjetër se do të ishte Albin Kurti.

Ndonëse është ende herët të flitet se cili do të ishte kandidati për kryeministër nga radhët LDK-së apo nga VV-së, nëse këto të dyja do të garonin së bashku, megjithatë nga radhët e partisë së Isa Mustafës thonë se posti i kryeministrit do të duhej t’i përkiste kësaj partie, shkruan KosovaPost.

“Kemi koordinim te mirë opozitar me Lëvizjen Vetëvendosje. Muajt e fundit jemi koordinuar mirë për veprime si opozitë, por për koalicione të mundshme parazgjedhore vendos kryetari, kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në momentin kur shihet e nevojshme. Megjithatë, për momentin të gjitha deklarimet tjera mund të jenë spekulime personale apo mediake” tha Rugova.

“Normalisht që është prioritet i LDK-së të udhëheq me qeverinë dhe kandidati duhet të jetë nga radhët e LDK-së”, ka deklaruar Rugova.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit