Vetëvendosje kërkon nga deputetët votën për shkarkimin e Dërgutit

Mos i humb

 

Lëvizja Vetëvendosje  po kërkon nga Kuvendi që të shkarkohet nga posti i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

 Ajo në këtë pozitë është si përfaqësuese e Vetëvendosjes, por që tash pas kalimit në Partinë Socialdemokrate të Kosovës, sipas Kushtetutës nuk i takon asaj.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka thënë se Dërguti po mbanë në mënyrë të paligjshme këtë post.

Ajo ka thënë se VV nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nëse deputetët nuk marrin pjesë në votim për shkarkimin e Dërgutit.

Haxhiu ka thënë se nuk dëshirojnë të ndikojnë në votën e deputetëve për apo kundër, por që të jenë pjesëmarrës në votim në çfarë do mënyre.l.n. /Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit