
Ekspertë të qështjes së eknomisë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë mbajtur konferenc për media kushtuar zhvillimeve të fundit të ndërmarrjes publike të Kosovës Telekom, ku u tha se premtimet e kryeministrit Haradinaj, që me ardhjen e Gent Begollit, si kryeshef, Telekomi do ta tejkalojë krizen, por në fakt gjendja e saj vetëm sa ka shkuar duke u keqësuar edhe më shumë.
“Qeveria mbrapa syve të publikut po tenton që në një formë të msheft të glaboroj Telekomin. Telekomi merr vendim që të sponzorizoj një klub me 600 mijë euro. I emëron në detyra kyqe tre persona nga AAK nga NISMA dhe gruan e deputetit të Lushtakut. Për fat të keq megaskandalet vazhdojn të mbesin. Sipas ministrit Valdrin Lluka, e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Telekomin është privatizimi i saj, por sipas tij nuk ka kompani të interesuara, ndërsa ne kemi gjetur që ka kompani që janë të interesuara për Telekomin”, tha Bunjaku.
Ndërsa Salem Lapaj, tha se kryeministri i vendit nuk është interesuar ta zgjidh krizen në Telekomin e Kosovës, por përkundrazi në këtë kompani kanë vazhduar të punësohen njerëz të afërt dhe se ende kjo kompani ka mbetur pa zot shtëpi ndërsa ushtruesi i detyrës Trim Musliu, i ka ndarë 300 mijë euro për lancimin e filmit të tij.
“Kryeshefi ekzektuiv i Telekomit nuk është emëruar ende ndërsa ushtrues detyre është Trim Musliu, një producent filmi, i cili për filmin e tij i ka ndarë 300 mij euro. Pra për momentit Telekomi është pa zot shtëpie. Qeveria nuk është e interesuar ta zgjidh krizen në Telekomin e Kosovës. Por, pënkundrazi kryeministri e thelloi atë duke punësuar persona të afërt”, u shpreh Lapaj, duke i bërë thirrje me tutje qeverisë që në këtë mënyrë nuk shkohet drejt zgjidhjes së problemit të Telekomit.
“Kryeminister me veprime të tilla Telekomi i Kosovës nuk mund të dal nga kriza, ju bëjme thirrje që ta ndalni plaqkitjen e Telekomit. Mirëpo ju keni heshtur dhe në Telekomi e Kosovës kanë vazhduar punësimet e militantëve partiak. Telekomi do të qëndroj ndërsa ju do të shkoni dhe ju një ditë do të jepni përgjegjësi para institucioneve përgjegjëse”, tha Lapaj./Kosova Post/


