Vetëvendosje: Premtimet e Haradinajt janë të vërteta vetëm sot

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitet simbolik me rastin e ditës së gënjeshtrave, si ditë përkujtuese për “rrenat e qeveritarëve të Kosovës”.

Aktivistja e VV-së, Arta Berisha tha se premtimet e kryeministrit Ramush Haradinaj janë të vërteta vetëm sot, në ditën e rrenave.Sipas saj, Haradinaj u zotua se brenda 3 muajsh qytetarët do ë lëvizin pa viza, e përveç se kjo nuk ndodhi Kosova humbi edhe 8200 hektarë tokë përmes demarkacionit, duke i gënjyer qytetarët me liberalizim vizash. Ajo përmendi edhe premtimet e kryeministrit për formimin e ushtrisë dhe ato për rritjen e pagave dhe pensioneve, ku sipas tyre nuk u ndërmor asnjë iniciativë në këtë drejtim.

Kryeministri Ramush Haradinaj premtoi po ashtu formimin e ushtrisë së Kosovës. Për shkak të shumë gënjeshtrave kësaj çështje nuk i erdhi koha për diskutim.

“Qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë iniciativë në këtë drejtim. Sigurisht që edhe rritja e rrogave për 30 përqind dhe pensionet për 25 përqind dhe mirëqenia e qytetarëve janë të vërteta vetëm sot në simboliken e 1 prillit. Urime dita e juaj kryeministër”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit