Vetëvendosje u bënë thirrje të dorëhequrve të kthehen

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje me përfaqësues të qendrave të VV-së, ku është diskutuar rreth situatës së krijuar në këtë subjekt politik pas dorëheqjeve të kryetarit Visar Ymeri dhe disa anëtarëve të Kryesisë, procesin zgjedhor për kryetar të Lëvizjes si dhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Në këtë mbledhje kryetarët e Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet, thuhet në njoftim.

Kryetarët dhe përfaqësuesit e qendrave e kanë përkrahur kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e partisë.

Njoftimi i plotë nga mbledhja e VV-së:

Mbledhja me Kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, VETËVENDOSJE! u mbajt mbledhja me kryetarët e Qendrave të Lëvizjes.

Në mbledhje morën pjesë 27 përfaqësues të Qendrave, në mesin e tyre edhe tre përfaqësues të qendrave nga diaspora: Verim Mejzini nga Austria, Bekim Halimi nga Britania e Madhe dhe Mujë Shala nga Zvicra, ndërkaq dy kryetarë mungonin me arsye, kurse Kryetarët e Qendrave të tjera të Lëvizjes nga diaspora mbledhjen e ndoqën përmes rrjetit Skype.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! pas dorëheqjeve të Kryetarit të saj dhe disa anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për Kryetar të Lëvizjes.

Kryetarët e Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet.

Ata e përkrahën kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në lidhje me përgatitjet për zgjedhjen e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje të pranishmëve u foli Adnan Rrustemi, në cilësinë e kryetarit të KZP-së.

Në këtë takim u fol edhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kryetarët e Qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë, e iniciativa për shfuqizim ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit