Vetitë e jashtëzakonshme të kivit

Mos i humb

Kivi ka shijen e thartë dhe formën e ndryshme nga frutat tjera.

Ai ka cilësi shumë të mira për shëndetin. Përmban sasi më të larta të vitaminës C sesa limoni, portokalli dhe speci. Gjithashtu, është i pasur edhe me kalium, vitaminë E, Bakër dhe Hekur, të cilat të kombinuara së bashku, bëjnë të mundur që kivi të ketë karakteristika antisektike dhe antianemike.

Kivi me përbërësit e tij ndihmon në sistemin e tretjes më shumë se sa çdo frutë tjetër. Ndihmon në menaxhimin e presionit të gjakut dhe forcon imunitetin tuaj.

Dhe jo vetëm kaq, ai mbron edhe ADN-në tuaj nga dëmtimet për shkak të kombinimit të antioksidantëve. Kjo njëherësh shërben edhe për parandalimin e kancerit.

Kivi, është burim i fibrave të cilat e parandalojnë kapsllëkun dhe problemet tjera intestinale. Ai i largon helmet nga trupi dhe lufton çrregullimet e zemrës.

Të hani 2-3 kivi në ditë, ka rezultuar me reduktimin e trashjes së gjakut në 18% të personave të testuar. Shumë njerëz përdorin aspirina për këtë por ajo mund të rezultojë me efekte anësore ndërsa kivi ka të njëjtat përfitime pa iu sjellë asnjë dëm.

Është njëri ndër frutat më të përshtatshme për ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit për shkak se nuk e rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Është i dobishëm për lëkurën për shkak se përmban vitaminë E dhe antioksidantë që mbrojnë nga dëmtimet.

Mbi të gjitha, kivi është një frutë organike natyrale, i cili është radhitur në dhjetë ushqimet më të sigurta që ekzistojnë në botë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit