Vetting, shkarkohet gjyqtari i lartë Artan Broci

Mos i humb

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të lartë Artan Broci.

 Në seancën dëgjimore të datës 27 korrik, KPK-ja vuri në dukje se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Por, sipas Brocit, shtesa është kryer në të gjithë objektin nga të gjithë banorët.

Më tej, KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull, të cilin Artan Broci insiston se e ka shitur prej shumë kohësh dhe më pas shumën e ka investuar.

KPK-ja evidentoi si gjetje edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto të padeklaruara.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit