Vettingu rrëzon gjykatësin, Fatmir Hoxha i kushtetueses nuk kualifikohet

Mos i humb

Edhe Fatmir Hoxha, gjyqtar kushtetues prej shtatë vitesh mori kartonin e kuq nga organet e vettingut.

Vendimi u dha nga shkalla e parë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që nuk e konfirmoi në detyrë, e që do të thotë derisa shkalla e dytë të shprehet, ai qëndron i pezulluar dhe me 75 përqind të pagës.

Pozitat e Gjyqtarit Kushtetues u rënduan gjatë seancës dëgjimore, pasi KPK zbuloi se ai nuk justifikonte 1.7 milion lekë, të shpenzuara prej tij gjatë blerjes së banesës në Tiranë. Por avokati i Hoxhës argumentoi se gjyqtari ishte i varfër e me borxhe, për sa kohë kishte marrë një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekë si edhe një borxh nga miku i tij prej 34 mijë eurosh.
Shuma prej 1.7 milionë lekë u justifikua nga avokati si të ardhura nga shitjet e orendive dhe 270 mijë lekë të dhuruara gjatë ceremonisë së dasmës. Gjyqtari kushtetues Hoxha nuk ishte i pranishëm në asnjërën prej seancave.

Ndërsa 10 maji që është dita kombëtare e Drejtësisë ishte e zezë për Fatmir Hoxhën, për gjyqtaren Manjola Xhaxho ishte dita e duhur. Gjyqtarja Xhaxho doli para KPK ku dhe e cila i kaloi në sitë pasuritë, aftësinë dhe figurën. Gjatë kontrolleve Xhaxho rezulton me një apartament të dhuruar prindërve me të cilët ajo jeton, figurë të pastër dhe gjyqtare me integritet profesional. Gjatë procesit vetëm 10 minutësh gjyqtarja Manjola Xhaxho tha se nuk ka asnjë kundërshtim mbi gjetjet e KPK dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Ajo garon ndërkohë edhe për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Deri më tani kanë kaluar vetëm tre njerëz të drejtësisë, ndërsa pesë të tjerë kanë ngelur./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit