
Dy fëmijë të mitur janë përplasur nga një makinë pak çaste më parë në Korçë. “BalkanWeb” mëson se fëmijët janë përplasur teksa po tentonin të kalonin rrugën. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.
Burime policore i thanë gazetares Lorena Kodra së të plagosurit janë të moshave 11 dhe 12 vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte drejtuesi i automjetit.


