Video/ Ish-kryebashkiaku i Devollit largohet mes duartrokitjeve

Mos i humb

Ish-kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbanit, është larguar nga zyra e tij, pasi ka përfunduar orarin zyrtar të punës.

Siç shihet në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, ish-kryebashkiaku i Partisë Demokratike në Devoll është larguar nga zyra e tij me duartrokitje nga mbështetës të shumtë, që e prisnin jashtë dyerve të bashkisë.

Ata kanë qëndruar për plot gjashtë orë para bashkisë, teksa sot ishte vendosur të konstituohej këshilli i ri bashkiak.

Nga ana tjetër, menjëherë pas largimit të Nallbatit, në Bashkinë e Devollit ka mbërritur kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga 30 qershori, Eduard Duro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit