VIDEO/ Meta: Marrja e Presidencës së BE nga Kroacia, mundësi e shtuar Shqipërisë…

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta e ka parë me shumë optimizëm për çeljen e negociatave të vendit, marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia.

“Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkovic mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona. Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.

Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP”, shkruan Meta.

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit