Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Mos i humb

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Lavdrim Pepkolaj, Arbër Doçi, Besmir Mulgeci, Amarildo Danjolli, Kastriot Brahaj, Ilirjan Nezaj.

Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

Besmir Mulgeci, banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit