Vinte baste online në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Mos i humb

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se në lokalin e tij vinte edhe baste online të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Alkend Haskaj, banues në Gjirokastër.

I riu u arrestua pasi, në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qira nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit