“Virusi nuk është lojë mediatike”, kryebashkiaku i Vlorës i prekur pas humbjes së mikut të tij mjek: Sot nuk e kam optimizmin e të gjitha ditëve

Mos i humb

Ndonëse edhe vjet mjek dhe i mësuar me të gjitha stadet e jetës së njeriut, vdekja e mikut të tij nuk ka qenë e lehtë për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.

Teksa ka marrë pjesë në një aktivitet në shkollën tregtare në qytetin e Vlorës ku bashkia ka dhuruar 2500 maska, Leli ka ndarë lajmin e ndarjes nga jeta për shkak të COVID-19 të mjekut Bledi Nini.

 Ai thotë se kjo ditë nuk e ka optimizmin e të gjitha ditëve, duke apeluar për respektimin e masave.

“ Unë erdha dhe sot tek shkolla juaj ngaqë keni bërë praktikën këto ditë sepse vërtet dua që të sensibilizoj njerëzit që të përdorin maskat. Sot nuk kam optimizmin e të gjitha ditëve sepse sapo mora një lajm të trishtuar që një nga kolegët e mi, një djalë nga Vlora humbi jetën nga COVID.

Kështu që dua të bëj një homazh për Bledin, për doktorin e talentuar, për mjekun e jashtëzakonshëm, për shokun dhe mikun tonë të ndjerë i cili nuk e fitoi dot këtë betejë, por kjo është ajo që duhet të na bëjë të gjithëve të jemi gjithmonë e më shumë të kujdesshëm sepse COVID nuk pyet. COVID nuk është imazh televiziv, nuk është zhurmë e madhe që ndonjëherë ngatërron politikën, njerëzit.

Është një sëmundje me të cilën të gjithë jemi me fuqi të reduktuara dhe duhet të jemi të gjithë të përgjegjshëm. Kështu që një maskë shpëton një jetë njerëzore”, deklaroi Leli.

POSTIMI NË FACEBOOK

Në ‘Shkollën Tregtare’
U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit