Viti i ri shkollor për nxënësit shqiptarë fillon njëkohësisht me shkollat zvicerane

Mos i humb

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe realizohet në disa shkolla të qyteteve të ndryshme në Zvicër. E për këtë Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” Zvicër u ka uruar mirëseardhje nxënësve shqiptarë që të vazhdojnë vijimin e mësimit në gjuhën shqipe, i cili pritet të fillojë këtyre javëve, njëkohësisht me mësimin e rregullt në shkollat zvicerane.

Përmes një njoftimi në Facebook të web faqes ‘Lapsh Zvicër’, kanë theksuar se LAPSH me përfaqësuesit e saj nëpër kantone janë në shërbim të prindërve shqiptarë për t’u dhënë informatat e nevojshme lidhur me vijimin e mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët e tyre.

Tutje, ata kanë rikujtuar rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë.

Këtu e gjeni shkrimin e plotë:

https://www.facebook.com/lapsh.zvicer/posts/245511174090813

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit