Viti shkollor, Kushi: Nëse përkeqësohet situata e Covid, i kemi gati skenarët

Mos i humb

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka raportuar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku u shpreh se është menduar për të gjitha skenarët në rast se gjendja me Covid përkeqësohet.

Ajo tha se është menduar për mësim fizikisht, alternim por edhe online.

“Nëse gjendja me Covid përkeqësohet ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online Vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve nëse kthehemi në mësim online.

Kemi bërë arritje të mëdha”, tha ministrja Kushi.

Kushi u thirr në seancë dëgjimore nga opozita për të folur për masat e marra për nisjen e vitit të ri shkollor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit