“Vizita e Erdoganit në Sudan avancoi marrëdhëniet mes dy vendeve”

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti i Sudanit, Omar Al-Bashir, kanë publikuar një kumtesë të përbashkët pas takimit që zhvilluan në Sudan, në të cilën thuhet se palët kanë hedhur hapa konkretë për themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Strategjik mes dy vendeve.

Në kumtesë thuhet se takimi dyditor i presidentit turk në Sudan është zhvilluar me qëllim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve historike, kulturore dhe sociale mes dy vendeve dhe për forcimin e partneriteteve ekonomike dhe tregtare.

Vizita e presidentit Erdoğan ishte e para nga një president turk që kur Sudani ka fituar pavarësinë. Në kumtesë thuhet se kjo vizitë ka gjeneruar një avancim të konsiderueshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Gjatë vizitës, është hedhur hap konkret për themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Strategjik”, thuhet në kumtesë, ku shtohet se këshilli do të kryesohet nga dy presidentët, kurse synon përcaktimin e strategjive në fushat e bashkëpunimit.

“Në kuadër të Këshillit është themeluar Grupi i Përbashkët i Planifikimit Strategjik për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimet dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, nën kryesimin e ministrive të jashtme të të dy vendeve”, thuhet më tej.

Po ashtu, siç njoftohet, palët kanë firmosur disa marrëveshje për forcimin e partneriteteve aktuale në fushën e shkencës, teknologjisë, artit, prodhimit bujqësor, pylltarisë, arsimit, turizmit, mjedisit, radio-televizionit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në fushën e tregtisë dhe ekonomisë.

Në një forum të mbajtur gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan morën pjesë mbi 150 kompani turke.

Presidenti turk po ashtu u nderua edhe me çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Kartumit për ndihmat ekonomike të Turqisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, partneritet e krijuara për ndihmat zhvillimore në arsim, shëndetësi dhe zhvillim dhe për rolin e liderit në modelin e zhvillimit, thuhet në kumtesë.

“Dy presidentët janë zotuar për mbështetje dhe koordinim në forumet ndërkombëtare, duke marrë parasysh qasjen e ngjashme në çështjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale”, theksohet më tej në kumtesën e përbashkët të dy presidentëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit