Vizita e parë pas zgjedhjeve, Yuri Kim i shkon kryeministrit Rama në zyrë

Mos i humb

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ndodhet në kryeministri ku po zhvillon një takim me kreun e PS Edi Rama. Nuk dihen ende arsyet e vizitës së ambasdores në zyrën e kreut të ekzekutivit vetëm dy ditë pas konfirmimit të tij në detyrë.

PS doli fituese nga zgjedhjet e 25 prillit ku siguroi 74 mandate teksa ka marrë mbi 48.8 % të votave të shqiptarëve.

Rikujtojmë se dje ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane falënderoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit