Vizita e Thaçit në Ujman e çon Vuçiçin te Putini

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka arritur në Rusi ku pret të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ka njoftuar ambasada e Serbisë në Moskë.

“Presidenti Vuçiç tashmë është në Moskë. Të martën ai synon të takohet me kreun e shtetit rus”, thuhet në njoftim. Një ditë më parë Vuçi ka thënë se do të takohet me Putinin për të diskutuar rreth situatës në Kosovë ku edhe do të kërkojë mbështetjen e tyre.

Këtë kërkesë Vuçiç e ka shprehur pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit.

Ndërsa sekretari për media i presidencës ruse, Dmitry Peskov në një përgjigje për Vuçiçin ka thënë se do të ishte deklaratë e nxituar të flitej nëse Moska do t’i dilte në ndihmë Serbisë ose jo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit