Vjosa Osmani kërkon liberalizimin e vizave në Bruksel

Mos i humb

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, pas takimeve me përfaqësues të Parlamentit të Belgjikës, ka thënë se ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.


Osmani konsideron se liberalizimi i vizave për kosovarët do ta ofronte Evropën më afër një kapitali njerëzor.

Osmani ka falënderuar presidenten e Senatit belg dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Në Parlamentin e Belgjikes sot, në një takim me presidenten e Senatit, Stephanie D’Hose dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux i falenderova për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si edhe për procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen evropiane.

Diskutuam në veçanti edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Theksova se liberalizimi, jo vetëm që do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, por do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke folur për numrin e madh dhe përgatitjen e jashtëzakonshme të të rinjve tanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit