Vlora pret kroçerën e parë për 2018, me 400 turistë gjermanë

Mos i humb

Ende pa nisur zyrtarisht sezoni i ri, në brigjet e Vlorës të shtunën mbërriti kroçera e parë për këtë vit që solli rreth 400 turistë të huaj. Kroçera “Berlin” mbërriti nga porti i Kotorrit në Mal të Zi.

Përveç qytetit të Vlorës, mësohet se turistët gjermanë do të vizitojnë edhe pikën turistike të Llogarasë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë në Fier.

Më pas udhëtimi i turistëve do të vazhdojë për në Korfuz./Ora- news/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit