Vodhën 110 mijë lekë në një biznes, pranga 2 personave në Librazhd, një tjetër në kërkim!

Mos i humb

Dy persona janë arrestuar nga policia e Librazhdit dhe një tjetër është shpallur në kërkim për grabitjen e një biznesi gjatë ditës së djeshme.

Në pranga kanë rënë E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz ndërsa në kërkim është shpallur 26 vjeçari G. Ll., banues në Lezhë, i cili dyshohet si i përfshirë në grabitje.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin ditën e djeshme (12 prill), rreth orës 10:45 kanë vjedhur 110 mijë lekë në biznesin në pronësi të 58 vjeçarit A.S dhe më pas u larguan me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.

Gjatë kontrollit të bërë ndaj njëri prej të arrestuarve, policia ka gjetur një shumë parash që dyshohet se është marrë në biznesin e 58 vjeçarit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej të dyshuarve, ka hyrë në biznes me kapuç dhe ka marrë shumën e parave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit