Vodhën me dhunë në një shtëpi në Sarandë, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Mos i humb

Është zbardhur dhe dokumentuar grabitja e ndodhur më 29 gusht 2020, në fshatin Melçan, Finiq duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve si autorë të dyshuar të vjedhjes

Kështu u mundësua kapja e K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin.e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit