Vodhi 40 dele në Greqi dhe po i fuste në këmbë në Shqipëri, kapet në kufi 44-vjeçari

Mos i humb

Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi u kap me 40 krerë dele, të cilat i kishte vjedhur në Greqi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 44-vjeçari u kap  te vendi i quajtur “Përroi i Selenicës” duke u futur nga Greqia për në Shqipëri.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Nga ana e Policisë po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje”, bën me dije policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit