Vokshi publikon videon me premtimet e Ramës për naftëtarët: T’i paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit

Mos i humb

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve si dhe kundërpërgjigjet e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vokshi i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga presionet mbi protestuesit, ndërsa shtoi se kushtet që iu vë kryeministri është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Sipas demokrates, Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

REAGIMI I VOKSHIT

Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.
Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.
Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.
Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.
Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.
👇👇

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=322&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F559294428%2Fvideos%2F10158922408049429%2F&show_text=false&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit