Voltana Ademi kundër Ramës për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet: Jo vendime arbitrare, dëmtojnë sezonin turistik

Mos i humb

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur sot për aksionin e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama dhe që pritet të nisë nga kjo e hënë për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë zonën bregdetare.

Në reagimin e saj, Ademi është shprehur se duhet mbështetur sezoni turistik, dhe se sipas saj, nuk duhet të merren vendime arbitrare.

“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik.

Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik.

Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik.

S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë, jo situatë e përkeqësuar për ndërtimet.

S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës”, ka deklaruar Ademi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit