Vonohet trageti për në Bari/ Qytetarët e kalojnë gjithë natën në pritje në portin e Durrësit

Mos i humb

Të gjithë qytetarët që prisnin të niseshin dje drejt Barit, Itali me traget , u nisën sot herët në mëngjes.

Vonesa është shkaktuar për shkak të mbërritjes vonë në portin e Durrësit të njërit prej trageteve të linjës së Barit.

Trageti ”Marina” është nisur mëngjesin e sotëm, drejt Italisë, pasi ka kryer procedurat e zbarkimit të atyre që ka sjellë dhe imbarkuar udhëtarët e mjetet që qëndronin në pritje për t’u nisur.

Furnizimi me karburant në Itali ka spostuar grafikun e lëvizjes së tragetit me të paktën 4 orë, duke u reflektuar dhe në mbërritjen e nisjen e tij.

Kjo është një nga periudhat e ngarkuara të vitit, për shkak të fluksit të lëvizjes së njerëzve mes dy brigjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit