“Vota, zgjidhja për krizën që po kalojmë”, Paloka i përgjigjet Bardhit: Anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat në selinë e partisë ndërsa ata enden rrugëve

Mos i humb

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi lidhur me dorëzimin e firmave për Kuvendin Kombëtar.

Nuk zgjidhet kriza që po kalojmë as duke përsëritur pa fund sllogane pa vlerë e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin për t’u fshehur. Po nuk pamë realitetin në sy , po nuk i dhamë zgjidhje problemeve tona, por vazhdojmë të fshihemi pas pikave e presjeve të statutit apo procedurave të sajuara, kjo do të thotë të tallesh me vullnetin, shpresën dhe dinjitetin e demokratëve.

Anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat apo karriget në selinë e partisë ndërkohë që ata enden rrugëve nën goditjet e një qeverie e kryeministri monstër! Demokratët presin që drejtuesit e tyre t’i udhëheqin drejt rikthimit të PD në pushtet pasi të kemi rrëzuar këtë regjim antishqiptar e kjo nuk bëhet duke u fshehur.

Vota është në themel të demokracisë! Vota tregon dhe kush është shumicë apo pakicë e pakicës . Vota është dhe zgjidhja për situaten e krizës që po kalojmë. Gjithshka tjetër, “po” është tallje me demokratët!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit