Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Nikolla: Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje

Mos i humb

Një protestë kundër dhunës së fëmijëve është zhvilluar sot në Tiranë, fill pas ngjarjes tragjike të Fierit ku një 8-vjeçar u vra barbarisht nga fqinji i tij.

Protestës iu bashkua edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se ngjarja e Fierit e kishte prekur së tepërmi. Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë.

Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim.

Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla.

Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunë.

Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.

Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta.

Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve”- ka thene ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit