Vrasja e dyfishtë në Prishtinë, hoxhallarët kërkojnë pajtimin e familjeve

Mos i humb

Dy të vdekur e tre të plagosur ishte bilanci i përgjakshëm i ngjarjes tragjike të gjuajtjes me armë javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Familjet Rafuna e Mehmeti, të cilat ishin pjesë e këtij konflikti, raportohet se tash e 50 vite ishin fqinjë mes vete, dhe se më herët nuk kishin pasur probleme.

Për të ulur tensionet dhe për t’u ndalur gjakmarrja, këto familje janë vizituar sot nga ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Krasniqi, bashkë me hoxhallarë të tjerë kërkuan nga familjet t’i shtrijnë dorën e pajtimit njëra tjetrës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga vetë hoxha Shefqet Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi me bashkëpuntor vizituan dy familjet e prekura nga gjakëderdhja e javës së kaluar në lagjën Mati 1 – Prishtinë
Me këtë rast familjeve ju shprehën ngushllime dhe i lutën dy familjet që t’i ulin tensioniet, të pendohen për veprën e bërë dhe të mundohen bashkarisht me dal prej kësaj gremine sa ma shpejtë, duke ja shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe duke u zotuar se më nuk do të përsëriten gjëra të tilla.
Hoxhollarët i falenderuan familjarët për mikpritje dhe shprehën gatishmëri për me hec në këtë drejtim deri sa të vijë tek pika e fundit, pajtimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit