Vrasja e ish-kreut të Komunës Velipojë, pistat ku po heton prokuroria

Mos i humb

Mbrëmjen e djeshme Shkodra do të tronditej pas vrasjes së ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Ndërkohë prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për të zbuluar vrasjen e Ujkës, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke ecur në qendër të qytetit teksa ishte me bashkëshorten e tij.

Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna në zonë. Ai mbeti i plagosur fillimisht ndërsa ndërroi jetë më vonë në spital.

Deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen ndërkohë ka dyshime që vrasësit të jenë me pagesë.

Ndërkaq pistat kryesore të atentatit ndaj Ujkës janë ajo e borxheve dhe konfliktet që mund të këtë pasur ish-deputeti më herët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit