Vrasja e ish-policit në Laç, konfliktet e të birit pista kryesore e hetimit

Mos i humb

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Xhelal Reçit, mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Laçit.

Viktima një ish-polic, u qëllua për vdekje pranë bizneseve të tij në qytet. Ndërkohë janë mësuar detaj të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Djalit të Reçit, një vit më parë i është bërë një atenatat.

Besnik Reçit i është bërë atentat teksa ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor. Asnjëri prej tyre nuk u plagos ndërkohë që autorët e ngjarjes ende nuk janë kapur nga policia.

Duket se atentati i dështuar ndaj djalit të tij, është bërë shkak për ngjarjen e sotme. Mësohet se i biri, që prej kohës që i është bërë atentati, ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura apo në vende ku ka pasur shumë njerëz për shkak të frikës se mund ta vrisnin.

Viktima, Xhelal Reçi është munduar disa herë shuajë konfliktet e djalit, por ka qenë e pamundur.

60-vjeçari Xhelal Reçi i cili ka qenë ish polic, është vrarë para bizneseve të tij, pasi ishte pronar i një lokali dhe i një butiku në këtë qytet

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit