Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, Gjykata e Apelit lë në burg dy të rinjtë

Mos i humb

2 të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nënkomisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat.

Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.

Dy të rinjtë akuzohen për “moskallëzim krimi” ditën e vrasjes së nënkomisarit, nga shoku i tyre, i cili pas krimit qëlloi me armë veten e tj dhe gjeti vdekjen në spital.

Dy të rinjtë ishin në makinë me autorin e krimit Aldi Ramën kur ndodhi vrasja. Ata ishin ndaluar nga policia për kontroll, pas një operacioni anti-drogë në zonën e Ishull Shëngjinit, pranë lagunës së Vainit në lezhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit