Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij/ Prokuroria mbyll hetimet, kalon për gjykim dosja me dy të pandehurit

Mos i humb

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e dyfshitë të ndodhur në fshatin Lalm të Vjetër, ku u ekzekutuan me armë zjarri rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni.

Hetuesit kanë çuar para togave të zeza dy persona si të dyshuarit kryesor për vrasjen e ndodhur. Bëhet fjalë për të pandehurit Aleksandër Perdoda dhe Agron Lushi.

Përdoda akuzohet për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj dy personave kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve”, ndërsa miku i tij akuzohet për “Moskallëzim krimi”.

Në vrasjen e dyfishtë dyshohet se është i përfshirë edhe vëllai i Përdodës, Edmondi, megjithatë çështja e tij po ndiqet me vete, ndërsa vetë është shpallur në kërkim. Edhe pse të akuzuarit e kanë mohuar përfshirjen në vrasjen, Gjykata ka vendosur që ta kalojë çështjen për gjykim duke marrë parasysh provat e mbledhura nga Prokuroria.

Përdoda, i akuzuari krysor për ngjarjen, njihej në zonë si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe vëllai i tij, Edmond Përdoda, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për të fshehur krimin.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i Simonit, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit