Vrasja e trefishtë në Deçan, autori ende në arrati

Mos i humb

Dy nxënës dhe shoferi u vranë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit, mbrëmë rreth orës 19:00.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës sot ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur

Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Nuk dihet ende se cilët kanë qenë atentatorët dhe shkaku i qëllimit me armë drejt autobusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit