Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Prokuroria e Posaçme shtyn hetimet për 7 të akuzuarit

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për 7 persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Salliut.

Zgjatja e Hetimeve u kërkua pasi SPAK është duke mbledhur prova të tjera, lidhur me këtë dosje.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005 të pandehur janë marrë Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullau, dhe Luftar Reçi. Në kërkim vijojnë të jenë Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha.

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Ishte dëshmia e Luftar Reçit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 16 vite më parë tronditën vendin.

Si ndodhën vrasjet në shkurt të vitit 2005?

Në datim 26.02.2005 rreth orës 22:00, në autostradën Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri Klodjan Saliu, i cili po lëvizte me makinën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditja me armë zjarri Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos O. Truma, i cili ndodhej në automjet në shoqërinë e viktimës.

Ndërsa një ditë më pas rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse, kanë gjetur vdekjen Vajdin Lame dhe A. Arsi në pallatin ku banonte Lame, me adresë Kulla në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë.

Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale.

Por Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rifilloi hetimet në një dosje të vetme, ndërsa ata ndodhen ende në burg.

Emrat e lart përmendur janë emra të njohur për drejtësinë. Indrit Rusi njihet si anëtar i bandës së Durrësit.

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie, kërcënime me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie, por në shumë pak raste ai është hetuar.

Po ashtu, e shkuara e Viktor Ymerit është problematike, kryesisht në qytetin e Vlorës. Ai njihej edhe për miqësinë e ngushtë që kishte me Gazmend Brakën, i njohur ndryshe si Gaxhai, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për të njëjtën ngjarje për të cilën Ymerit iu hoq burgimi i përjetshëm.

Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar me kallashnikov Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një grupi tjetër kriminal në Durrës në qershor të vitit 1999.

Por Viktor Ymeri raportohet të jetë edhe daja e Edision Harizaj, ku ky i fundit u ekzekutua në Durrës më 7 nëntor të 2018-ës, vetëm një javë pasi Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit