Vrasja në Tiranë/ 29-vjeçari u arrestua 1 vit më parë, dërgonte heroinë në Amerikën e Jugut

Mos i humb

TIRANE- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit Jurgen Duka, pak pas mesnate në Tiranë.

Viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg; Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.

Por Duka ka qënë pjesë e grupit që trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore.

Ai u arrestua në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.

Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit