Vrau 18 persona, gjendet pa shenja jete autori i masakrës në SHBA

Mos i humb

40-vjeçari, Robert Card, i dyshuar për vrasjen e 18 personave nga të shtënat në Maine të SHBA është gjetur pa shenja jete.

Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck tha se vdekja i kishte ardhur si pasojë e një plage të vetëshkaktuar me armë zjarri.

“I dyshuari për të shtënat e së mërkurës mbrëma është gjetur dhe ka vdekur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin në Facebook.

Në një konferencë shtypi, guvernatori i Maine, Janet Mills tha se trupi u gjet afër vendit ku ndodhën të shtënat.

Kujtojmë se të shtënat filluan në një rrugicë në qytetin e vogël të Lewiston ku si fillim një grua dhe gjashtë burra u vranë.

Brenda rreth 10 minutash, u raportuan të shtëna me armë zjarri në një restorant aty pranë, Schemengees Bar & Grille, ku tetë burra të tjerë u qëlluan për vdekje.

Gjashtëmbëdhjetë persona të plagosur u transferuan fillimisht në spitalet lokale, tre prej të cilëve humbën jetën më vonë.

Policia e Shtetit të Maine ka bërë të ditur se Robert Card, kohët e fundit kishte raportuar probleme të shëndetit mendor.

Ai thuhet se ishte pranuar në një institucion trajtimi të shëndetit mendor gjatë verës, pasi kishte shfaqur probleme me sjelljen gjatë stërvitjes në Akademinë Ushtarake të SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit