Vrau dhëndrin dhe plagosi vajzën në Gjakovë, dënohet me 27 vite burg tropojani

Mos i humb

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 27 vite burg shqiptarin që akuzohet për vrasjen e dhëndrit të tij.

Mësohet tropojani Col Imeraj është shpallur fajtor për vrasje të rëndë ku është dënuar me 23 vite burgim, për tentim vrasje me 4 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor me 6 muaj burgim.

Imeraj akuzohet se më 7 korrik 2020, rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaniç të Komunës së Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e të ndjerit N.Mulaj, ka vrarë këtë të fundit.

Po ashtu ai plagosi dhe vajzën e tij, duke e goditur me thikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit