Vrau gruan dhe plagosi tre persona të tjerë, Gjykata e Elbasanit lë në burg ish-policin. Ja reagimi i avokatit

Mos i humb

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Elbasanit për ish-policin Koço Buzo i cili qëlloi për vdekje dy ditë më parë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeçe, teksa plagosi tre persona të tjerë.

Prokurori Petref Asllani kërkoi masën arrest me burg dhe këtë masë la në fuqi edhe gjyqtari Bujar Musta. Bajram Kllogjeri, avokati i të pandehurit e ka pranuar masën e dhënë nga Gjykata duke e cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj pranë Gjykatës së Elbasanit, ku do të vendosej për divorcin e çiftit që kishte prej vitesh konflikte.
Viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, të cilët gjithashtu ndjeheshin të kërcënuar prej të atit dhe fatkeqësisht qëndronin gojëkyçur përballë kësaj situate edhe tani që ishin të rritur.

Ditën e enjte, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij. Por kjo seancë ka dështuar, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në Godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ai ka qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga anekset e rrugës që e lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me arme dhe me thikë, ai ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia.

Viktima e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Ajo ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg gjykatës, duke e vrarë.
Koço Buzo njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Krimi i kryer prej tij ka qenë i mirëmenduar. Çifti ka tre fëmijë, dy prej të cilëve ishin dëshmitarë të krimit, ndërsa vajza ndodhet në Angli me familjen.

Artikulli i mëparshëm
Presidenti i Republikës Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut. Në një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Kreu i Shtetit deklaron se kjo ditë na fton të gjithëve për të ndërgjegjësuar më shumë qytetarët dhe vendimmarrësit rreth kësaj sëmundjeje. Ai thekson se mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë. “Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, na fton të gjithëve për të ndërgjegjësuar më shumë qytetarët dhe vendimmarrësit rreth kësaj sëmundjeje, për të ndërmarrë nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e saj, si dhe në veçanti për të shtuar përpjekjet në ndihmë të pacientëve dhe fëmijëve, që vuajnë, për të jetuar normalisht. Është përgjegjësi e të gjithëve ne të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore cilësore, të denjë dhe të mirëintegruar, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo më keq akoma, të vuajnë nga mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore. Tashmë, që kemi një situatë më të qetë me pandeminë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë, si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut. Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë. Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm të luajtur për këtë qëllim, veçanërisht për sensibilizimin frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite, për solidarizimin me kauzën humane dhe fisnike të dhurimit të gjakut,”, shkruan Presidenti Meta.
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit