Vrau gruan me thikë në makinë, Artan Islamaja dyshonte se gruaja e tradhëtonte

Mos i humb

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi dje në Bubq ku Artan Islamaja vrau me thikë bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja.

Mësohet se çifti prej tre muajsh debatonin për shkak të xhelozisë së burrit, pas dyshimeve se gruaja e tij e tradhëtonte.

Përveç kësaj, ata debatonin dhe për blerjen e një shtëpie. Konkretisht mësohet se Klarita Ismalaja i kishte kërkuar para të shoqit për të blerë një shtëpi të re për prindërit e saj, në mënyrë që t’i largonte nga periferia e Fushë Krujës, ku dhe jetonin për momentin.

Sipas burimeve ata ditën e djeshme ishin nisur për të parë një shtëpi, por duket se një debat gjatë rrugës bëri që të përshkallëzonte situate.

Artan Ismalaja futi makinën në oborrin e një stalle lopësh dhe e masakroi të shoqen. Më pas ai tentoi të vriste dhe veten.

Ndërkaq ai u arrestua sot në ambientet e spitalit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit